Zyrtare: Netflix njofton datën e publikimit të filmit “Peaky Blinders”
Gjiganti kinematografik, Netflix, zyrtarisht ka njoftuar datën e publikimit të filmit “Peaky Blinders”.
Filmi, bazuar në serialin ikonik, do të sjellë sërish në qendër të vëmendjes kryepersonazhi, Tom Shelby, shkruan IndeksOnline, transmeton Periskopi.
Sipas Netflix-it, filmi do të jetë i disponueshëm në disa kinema në mars të vitit të ardhshëm.
“Gangsteri legjendar romë Tommy Shelby rikthehet në Peaky Blinders: The Immortal Man. Në kinema të zgjedhura më 6 mars dhe në Netflix më 20 mars 2026” thuhet në njoftim./Periskopi/
View this post on Instagram



