Zyrtare: Newcastle transferon Lukakun
Newcastle United kanë kompletuar transferimin e tyre të parë sa i përket këtij afati kalimtar.
Jordan, vëllau i vogël i Romelu Lukakus i është bashkuar Newcastle nga Lazio, shkruan Periskopi.
24 vjeçari iu bashkua Lazios në vitin 2016 por nuk pati shumë paraqitje për shkak të lëndimit të tij.

Përderisa këtë vit edhe pse u rikthye nga lëndimi ai zhvilloi vetem një ndeshje pasi të tjerat qëndroi në bankën rezervë.
E veçanta e Premier Ligës tani do të jetë se dy vëllezërit do të përballen kundër njëri-tjetrit.



