Zyrtare: N’Golo Kante zgjedhet futbollisti më i mirë i Ligës Premier (Foto)
N’Golo Kante është përzgjedhur futbollisti më i mirë në Ligën Premier.
Një futbollist me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi italiane ka rënë në pranga të policisë së vendit fqinj.
Ai është lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, dhe është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan “Libertas”.
Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruci 28-vjeç, është zhvilluar në San Marino.
Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.
Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrance një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.



