Zyrtare: Patrice Evra rikthehet në Premier Ligë, ja për cilën skuadër ka nënshkruar ai (Foto)

Zyrtare: Patrice Evra rikthehet në Premier Ligë, ja për cilën skuadër ka nënshkruar ai (Foto)

West Hami ka konfirmuar se ka rikthyer Evran në Premier Ligë, pasi që e ka marrë atë falas.

Francezi ishte duke kërkuar për një skuadër, pasi që ishte përjashtuar nga Marseille pas goditjes karate që ia bëri një tifozi në kokë. Kjo ndodhi në ndeshjen e Europa Ligës kundër Vitroia Guimaraes me 3 nëntor, dhe Evra është i suspenduar nga UEFA deri në qershor+ një shumë simbolike prej 10,500 euro, raporton ‘theSun’, transmeton Periskopi.

Ndërsa, Evra erdhi sot në terrenin e ushtrimeve të West Hamit që të finalizojë marrëveshjen para se të bëhej njoftimi final. Francezi është i lirë që të luaj në Premier Ligë, pasi që dënimi vlen vetëm për kompeticione evropiane, jo për futboll vendor./Periskopi

Shpërndaje në: