Zyrtare: Pensionohet ish ylli i Chelsea, Milan dhe PSG
Alex së fundmi ishte lojtarë i Milanit por skuadra italiane nuk vendosi që t’ia vazhdojë kontratën.
Ai ishte njohur më së shumti gjatë kohës së tij në Stamford Bridge si lojtar i Chelsea, ku kishte shënuar 11 gola në 134 paraqitje për klubin londinez.

Alex, Chelsea
Alex me Chelsea kishte fituar dy FA Cup, nje Community Shield dhe një titull të Premier Ligës.
‘Unë do dalë në pension, vendosa së bashku me familjen time”, ka thënë Alex për Globoesporte.
“Do të duhet të kem një operacion dhe pastaj ajo do të marrë nëntë muaj për tu kthyer përsëri. Unë thjesht nuk mund ta durojë atë dhimbje”, përfundoi braziliani.

Alex, sa ishte anëtar i Milanit
Alex zhvilloi karrierë edhe me skuadra si Santos, PSV, Milan dhe Paris Saint-Germain me të cilen kishte fituar dy titull të kampionatit francez. /Periskopi/



