Zyrtare: Përfundon sezoni për yllin e Liverpoolit
Alex Oxlade Chamberlain pësoi një lëndim në ndeshjen Liverpool-Roma dhe pritet që të jetë jashtë fushave deri në sezonin e ardhshëm
Liverpooli mbrëmë fitoi me rezultat 5:2, por humbi mesfushorin anglez për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton Periskopi.
Ky lajm nuk është i mirë as për Kombëtaren e Anglisë pasi Chamberlain ka humbur Botërorin që do të mbahet në Rusi.
“Shtrirja e lëndimit do të thotë se Oxlade-Chamberlain do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për Liverpulin, si dhe Kupën e Botës në Rusi me Anglinë,” thuhet në njoftimin e Liverpoolit.
“Oxlade-Chamberlain tani do të fillojë një program rehabilitimi që do të mundësojë që ai të fitojë përsëri palestrën sa më shpejt të jetë e mundur, duke u rikthyer në sezonin e ardhshëm”. /Periskopi/



