Zyrtare: Piatek mbërrin në Milano (Video)
Krzysztof Piatek do të jetë një futbollist i Milanit dhe për këtë nuk ka më dyshime.
Futbollisti ka mbërritur para pak momentesh në zyrat qëndrore të kuqezinjve për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re, transmeton Periskopi.
Pas përfundimin të vizitave, polaku edhe do të zyrtarizohet. Pas Piatek, Milani do të bëjë edhe goditjen e dytë në fazën ofensive të skuadrës. Marrëveshja e polakut parashikon një kontratë 5 vjeçare me 1.8 milionë euro në sezon.
Milani do të dërgojë në arkat e Genoas 35 milionë euro për shërbimet e 23 vjeçarit. Ndërkohë nga ana tjetër, Higuain ka mbërritur në Londër ku do të firmosë për Chelsean dhe do të ribashkohet me Sarrin. Gjithashtu Piatek pritet të mbajë numrin 9 në fanellë./Periskopi/



