Zyrtare: Portieri Caballero i bashkohet Chelseat

Zyrtare: Portieri Caballero i bashkohet Chelseat
Portieri Willy Caballero i është bashkuar Chelseat pasi nga detyra e tij në Manchester City, ka njoftuar kampioni i Premierë Ligës.

35-vjeçari u transferua në Angli verën e vitit 2014 nga Malaga dhe bëri 26 paraqitje te City nën udhëheqjen e Pep Guardiolas sezonin e kaluar.

Ai do të shfrytëzohet si një zëvendësues i Thibaut Courtois në Chelsea, i cili shiti portierin sekondar Asmir Begovic te Bournemouthi gjatë muajit maj.

“Jam shumë i kënaqur me transferimin te Chelsea, kampioni i Anglisë. Nuk mund të pres takimin me djelmoshat dhe që t’i ndihmojë klubit të arrijë më shumë sukses gjatë sezonit të ardhshëm”, tha Caballero për faqen zyrtare të klubit.

Shpërndaje në: