Zyrtare: Premier League vendos rregullin e ri
Premier League nga edicioni 2019/20 do të ketë pushim dimëror
U diskutua për kohë të gjatë që të ketë një pushim dimëror në Premier League derisa tani FA ka marr një vendim, shkruan Periskopi.
FA ka vendosur që nga sezoni 2019/20 në Angli të aplikohet pushimi dimëror prej dy javësh në muajin shkurt.
Ky pushim do të zgjasë për dy javë, por tifozët nuk do të mbesin pa futboll pasi për një xhiro të Premier League pesë ndeshje do të luhen në fundjavën e parë dhe pesë fundjavën e ardhshme dhe kështu skuadrat do të kenë mundësi që të pushojnë. /Periskopi/



