Zyrtare: Prishtina kryen një tjetër transferim të madh (Foto)

Zyrtare: Prishtina kryen një tjetër transferim të madh (Foto)

Prishtina ka transferuar Argjend Mustafën, i cili së fundi ishte pjesë e Trepçës ’89

Klubi nga kryeqyteti vazhdon të përforcohet për ndeshjet që do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve të Europa League, shkruan Periskopi.

Përforcimi i radhës është Argjend Mustafa, i cili edhe në të kaluarën ishte afër që t’i bashkohej ‘Plisave’.

24-vjeçari nga Suhareka ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën. /Periskopi/

Shpërndaje në: