Zyrtare: Real Madridi shkarkon Solarin

Zyrtare: Real Madridi shkarkon Solarin

Real Madrid ka vendosur tashmë se Santiago Solari nuk do të jetë më trajner i klubit për sezonin 2019/20 dhe po mendon saktësisht se kur do të largohet argjentinasi përfundimisht, kupton Goal.

Kjo javë ka qenë kaotike për ‘Mbretërit’, pasi u mposhtën dy herë brenda javës nga rivali i përbetuar Barcelona, ndërsa u eliminua befasisht dhe bindshëm nga Ajax në Ligën e Kampionëve.

Humbjet nga Barça e panë Realin jashtë Kupës së Mbretit dhe 12 pikë larg nga lideri në La Liga, kurse mbrëmë pësuan humbje 1-4 nga Ajax për t’u eliminuar në kompeticionin që ata po e fitojnë tash e tre vite radhazi, përcjell Periskopi.

Santiago Solari Real Madrid 2019

Reali fitoi ndeshjen e parë në Holandë me rezultat 1-2, por në ‘Santiago Bernabeu’ ata u shokuan teksa u mposhtën 1-4, dhe ky ishte durimi i fundit i drejtuesve të ‘Galaktikëve’.

Vendimi për shkarkimit e Solarit është marrë, tani mbetet vetëm nëse ai do të jetë deri në fund të sezonit apo vetëm deri nesër. /Periskopi/

Shpërndaje në: