Zyrtare: Roma transferon yllin e PSG
Roma ka siguruar shërbimet e Javier Pastore
Roma ka arritur marrëveshje me PSG sot për transferimin e mesfushorit argjentinas, Javier Pastore për shumën prej 20 milionë euro, shkruan Periskopi.
Pastore te Roma do ta zëvendësojë Radja Nainggolanin, i cili tashmë ka arritur marrëveshje me Interin.
29-vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A pasi ka luajtur për Palermon para se të shitej tek PSG për 42 milionë euro në verën e vitit 2011. /Periskopi/



