Zyrtare: Ronaldo merr një lajm të jashtëzakonshëm (Foto)

Zyrtare: Ronaldo merr një lajm të jashtëzakonshëm (Foto)

Presidenti i La Ligas beson se Ronaldo nuk është fajtor.

Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes në mes të Portugalisë e Meksikës.

Ylli i Real Madridit është akuzuar për evazion të miliona eurove në taksa, duke bërë që ai të kërkojë largimin nga Real Madridi dhe Spanja.

Por, Ronaldo ka marrë një mbështetje të fuqishme këtë fundjavë, rreth akuzave ndaj tij.

Fituesi i Topit të Artë akuzohet se ka bërë shkelje tatimore me vlerë 14.7 milionë euro, të cilat ai i ka mohuar në vazhdimësi.

32-vjeçari tani ka marrë mbështetje të madhe nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili ka thënë se Ronaldo është i pafajshëm.

“Duke ditur se sa profesional ai është, nuk kam dyshime se Ronaldo është i pafajshëm”, ka thënë ai për ‘La Sexta’.

“Tani jetojmë në një kohë kur çdo lajm që është i lidhur me thesarin spanjoll ka të bëjë me kryerjen e krimeve.

Nga ajo çfarë kam lexuar, jam i bindur se këtu nuk ka krim”, ka shtuar presidenti i La Ligas.

Ai gjithashtu pranoi se do të ishte humbje e madhe për kampionatin spanjoll në rast se Ronaldo vendos të largohet nga Real Madridi dhe Spanja.

“Humbja e tij do të ishte shumë e rëndësishme. Do të ishte një humbje e madhe për ne, humbje e pazëvendësueshme”, ka përfunduar Tebas.

Ish-klubi Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë dy klubet të cilat janë duke monitoruar nga afër gjendjen e portugezit, pasi ky i fundit deklaroi se dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Shpërndaje në: