Zyrtare: Ronaldo rinovon kontratën, jep një super-deklaratë
Portugezi tha se është në klubin e zemrës së tij dhe se dëshiron të luajë deri në moshën 41-vjeçare.
“Falënderoj qytetin e Madridit, krerët e klubit, bashklojtarët dhe të gjithë shokët që më ndihmuan të arrija në këtë pikë”, deklaroi Ronaldo.
“Ky është klubi i zemrës sime. Ky është një moment unik në jetën time. Rinovimi 5-vjeçar nuk është kontrata ime e fundit sepse unë dua të luajë deri në moshën 41-vjeçare”, shtoi portugezi. /Periskopi.com



