Zyrtare: Sampaoli do të jetë menaxheri i ri i Argjentinës
Trajneri argjentinas Jorge Sampaoli do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Argjentinës.
Sampaoli deri më tani ka qenë në drejtim të skuadrës spanjolle Sevilla e cila sot ka njoftuar se Sampaoli ka arritur marrëveshje me federatën e Argjentinës, transmeton Periskopi.
Sampaoli para drejtimit të Sevillas, ishte trajner i kombëtares së Kilit me të cilën e kishte fituar Kupën e Amerikës për herë të parë në histori të Kilit.
“Sevilla ka arritur marrëveshje në princip me Federatën e Futbollit të Argjentinës për trajnerin Jorge Sampaoli”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle.
Federata e Argjentinës do t’i paguaj Sevillas 1.5 milionë euro për prishjen e parakohshme të kontratës. /Periskopi/



