Zyrtare: Sanchez arrin marrëveshje me Unitedin, pritet vetëm pranimi i yllit të Manchesterit për shkëmbim

Zyrtare: Sanchez arrin marrëveshje me Unitedin, pritet vetëm pranimi i yllit të Manchesterit për shkëmbim

Alexis Sanchez ka arritur marrëveshjen për një kontratë katër vite me gjysmë me vlerë 16 mln euro në sezon pas taksave për t’iu bashkuar Manchester United.

Dhe Sanchez tashmë është në pritje të Henrikh Mkhitaryan i cili duhet të pranojë ndërrimin në drejtim të kundërt te Arsenal, që do t’i jepte dritë jeshile kalimit të tij në Old Trafford.

Kontrata e majme e Sanchez do të thotë se marrëveshja do t’i kushtojë United plot 70 mln euro pas vlerës së tij 35 mln euro, shumës që do agjent, e cila është rreth 10 mln euro, dhebonusi i firmës që duhet marrë në konsideratë.

Manchester City nuk ishte gati të paguante aq shumë për një lojtar i cili ka vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij.

Henrikh Mkhitaryan

Megjithëse Conte ka pranuar admirimin e tij për kilianin, Chelsea, që ishte pranë transferimit të Sanchez në verë, nuk është gati të paguajë një shumë aq të lartë për të.

Sanchez shpreson që Mkhitaryan të pranojë sa më shpejt ofertën e Arsenal që më në fund të finalizohet marrëveshja.

Shpërndaje në: