Konfirmohet: Sanchez në Barcelonë
Lajmi është dhënë nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili thotë se kiliani ka shkuar në Kataloni për shkak të një procesi gjyqësor.
“Ai ka një rast gjyqësor në Barcelonë dhe do të kthehet në stërvitje nesër”, ka thënë trajneri francez.
Në të kaluarën Sanchez ka qenë pjesë e Barcelonës, ndërsa ndaj tij është ngritur aktakuzë për ikje nga taksat gjatë kohës sa luante për gjigandin nga Camp Nou. /Periskopi.com



