Zyrtare: Shoku i Messit bëhet trajner i Vedat Muriqit, argjentinasi e merr “timonin” e Mallorcas

Zyrtare: Shoku i Messit bëhet trajner i Vedat Muriqit, argjentinasi e merr “timonin” e Mallorcas

Mallorca ka zyrtarizuar emërimin e Martín Demichelis si trajnerin e ri të ekipit.

Strategu argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual në La Liga, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër. Klubi e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale me mesazhin, se argjentinasi ka marr drejtimin e skuadrës, ku luan edhe Vedat Muriqi.

“Martín Demichelis, trajneri i ri i RCD Mallorca. Trajneri argjentinas nënshkruan deri në fund të sezonit me opsion për një tjetër. Mirë se erdhe në shtëpi, Martín”, shkruan klubi spanjoll. Ish-trajneri i River Plate vjen pas disa ditësh negociatash intensive për të zëvendësuar Jagoba Arrasate, i cili u shkarkua pas një serie rezultatesh negative që e lanë Mallorcan në vendin e 18-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Demichelis merr menjëherë drejtimin e skuadrës, me objektivin e qartë për të siguruar mbijetesën në ndeshjet e mbetura të sezonit. Një nga pikat më të forta të skuadrës këtë sezon ka qenë forma e shkëlqyer e Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar po kalon një sezon fantastik, duke realizuar 16 gola në kampionat dhe duke qenë arma kryesore ofensive e ekipit.

Shpërndaje në: