Zyrtare: Shqipëria mbetet pa futboll shkaku i dhunës në fusha të lojës
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar audiencën se nuk do të ketë futboll në Shqipëri, gjatë fundjavës.
Organi më i lartë i futbollit në shtetin shqiptar ka njoftuar se e respekton vendimin e marrë nga Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit.
Ky vendim është marrë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj gjyqtarëve, pas asaj që ndodhi në përballjen mes Kamzës dhe Laçit së fundmi.
Më poshtë, komunikata e plotë nga FSHF:
“Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume”
“FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve.”




