Zyrtare: Shtyhen disa ndeshje të futbollit anglez
Tri ndeshje të futbollit në Angli janë shtyrë për shkak të temperaturave të ftohta, raportojnë mediat britanike.
Ballafaqimi i League One mes Charlton Athletic dhe Scunthorpe United është shtyrë, njësoj sikurse Crawley Town – Portsmouth në League Two, përcjell “lajmi.net”.
Southend United dhe Bolton po ashtu nuk do ta zhvillojnë ndeshjen e tyre të caktuar për sot.



