Zyrtare: Shtyhet derbi më i zjarrtë në planet
Siç raportuam më herët finalja e Copa Libertadores në mes të Boca Juniors e River Plate është shtyrë, për shkak të shiut të madh që ka rënë gjatë ditës në Buenos Aires.
Zyrtarët e ndeshjes kanë inspektuar fushën, rreth një orë e gjysmë para se të fillonte, dhe konfirmuan se ndeshja nuk mund të luhet shkaku i shiut.
Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë në qytetin e Buenos Airesit ka bërë që të vërshohet ‘La Bombonera’, derisa zyrtarët konfirmuan se takimi i parë final do të luhet nesër.
Organizatorët e turneut, CONMEBOL, kanë konfirmuar se ndeshja do të luhet nesër, e diel, nesër në ora 21:00 (15:00 në kohë lokale).
Kjo nuk është hera e parë që shtyhet ndeshja e Superclasicos, pasi në vitin 2010, gjyqtari Hector Baldassi kishte anuluar ndeshjen vetëm dhjetë minuta para fillimit, shkaku i stuhive të mëdha./Periskopi/




