Zyrtare: Skuadra e Etrit Berishës për sezonin e ri
Etrit Berisha në debutim ndaj CagliaritEtrit Berisha në debutim ndaj Cagliarit
Etrit Berisha është zyrtarisht një lojtar i Atalantës.
Ka qenë vetë klubi zikaltër, i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë publike blerjen e kartonit nga Lacio për afro 5 milionë euro.
Berisha ishte një nga protagonistët kryesorë, me skuadrën që siguroi vendin e 4 në kampionat dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin 2017-2018.
Paraqitja fantastike e tij, ka bindur drejtuesit e Atalantës që pas huazimit,ta blejnë përfundimisht kartonin e portierit të Kombëtares shqiptare.



