Zyrtare: Strakosha rinovon me Lazion
Portieri i kombëtares shqiptare ka bërë një hap tjetër të madh në karrierën e tij, pasi ka shtuar vitet e tij në kontratën e tij me Lazion.
Pas shumë ndeshjeve të zhvilluara si titullar në këtë kampionat, drejtuesit e Lazios e kanë parë të arsyeshme zgjatjen e kontratës me 21-vjeçarin nga Shqipëria, përcjell Telegrafi.
Kështu, klubi italian dhe djali i ish-portierit të kombëtares kanë arritur marrëveshje për kontratën e re e cila zgjat parashihet të zgjas deri në vitin 2022.Me kontratën e re, Strakosha pritet të fitoj plot 500 mijë euro, teksa një kusht interesant i vënë në kontratë është se nëse shqiptari arrin sezonin e ardhshëm të luaj si titullar atëherë rroga e tij do të dyfishohet automatikisht.



