Zyrtare: Super-lajm për Busquets
Ekzaminimet mjekësore të kësaj të hëne treguan se 28-vjecari ka thjesht një përdredhje të ligamentin e jashtëm të kaviljes, duke përjashtuar mundësinë e këputjes. Një dëmtimim i tillë kërkon një periudhë 2-javore për t’u rikuperuar.
Ai pritet të humbasë të paktën tri ndeshjet e radhës, çerekfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit me Real Sociedadin, transfertën me Betis Sevilla në javën e parë të fazës së dyte të Primera Division, si dhe takimin me Atletic Bilbaon në “Camp Nou” po në kampionat.



