Zyrtare: Talenti i futbollit kosovar po provohet në Kroaci
Mesfushori kosovar, Atdhe Grajçevci, po provohet në Kroaci, raporton Zëri.info.
Ai ditë më parë u largua nga KEK-u për të arritur marrëveshje me Drenicën, por palët kanë rënë dakord që lojtari të testohet në futbollin kroat.
Lajmi konfirmohet nga Gëzim Mehmeti, i afërm i Grajçevcit.
Talenti kosovar më parë ka qenë pjesë edhe e Prishtinës, Vëllaznimit dhe Shkëndijës së Tetovës.




