Zyrtare: Talenti i Milanit zgjedh të luaj për Kombëtaren e Kosovës

Zyrtare: Talenti i Milanit zgjedh të luaj për Kombëtaren e Kosovës

Lufta speciale ndërmjet FFK-së dhe FSHF-së për lojtarë me prejardhje kosovare vazhdon dhe rrjedhimisht vendimet e lojtarëve që ti bashkohen njërës kombëtare apo tjetrës zgjojnë interesim të madh të mediave.

I fundit në këtë varg të lojtarëve është talenti Ismet Sinani, i cili po shkëlqen me të rinjtë e Milanit dhe sipas njoftimeve të mediave ka zgjedhur të përfaqësojë në grup moshën U-19 të Kosovën dhe jo Shqipërinë.

Kjo zgjedhje erdhi për shkak të mos grumbullimit nga trajneri Erjon Bogdani, i cili nuk e shikonte pjesë të kuqezinjve, për  zgjedhje teknike.

Lajmi që Sinani ka zgjedhur përfaqësuesen U-19 është konfirmuar KTV dhe e kanë përcjellë mediat shqiptare gjithandej duke shtuar se 18- vjeçari pritet të debutojë në sfidën ndaj Portugalisë, të vlefshëm për Elite Round.

Shpërndaje në: