Zyrtare: A do të largohet James nga Real Madridi?
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i kësaj skuadre, Zinedine Zidane.
Francezi thotë se kolumbiani do të qëndrojë në Santiago Bernabeu.
“Po, ne kemi biseduar dhe i thash atij se ai është një lojtar i Real Madridit”, deklaroi Zidane.
“Ai do të jetë këtu, ai është në klubin më të mirë në botë. E dua atë këtu, nuk kam asgjë tjetër për të thënë. Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë së bashku dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai.
Kohëve të fundit ka pasur shumë spekulime që e lidhnin 25-vjeçarin me një largim nga 11 herë kampioni i Europës. /Periskopi.com



