Zyrtare: A do të pensionohet Haye pas humbjes?
36 vjeçari të shtunën mbrëma është mposhtur në “02 Arena” në Londër nga Tony Belleë, duke dorëzuar meçin si pasojë e një lëndimi në shputë, që njihet si “lëndim i akilit”, lëndim ky jo i lehtë.
Menjëherë pas kësaj përballjeje, mediat britanike shkruan se Haye me shumë gjasë do të pensionohej nga boksi, mirëpo ky i fundit mohon një gjë të tillë.
“Unë do të rikthehem”, ka deklaruar Haye. /Periskopi.com



