Zyrtare: Totti t’i thotë lamtumirë futbollit

Zyrtare: Totti t’i thotë lamtumirë futbollit

Francesco Totti do t’i thotë lamtumirë futbollit.

Legjenda italiane, Francesco Totti do t’i varë këpucët në muri në fund të këtij sezonit, kështu thotë drejtori sportiv, Monchi.

40-vjeçari filloi të luaj karrierën e tij te Roma që nga vitit 1992, duke u bërë kështu golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Serie A.

Por, Totti ka vendosur që kontratën ta përfundoj këtë verë, për ta marr një rol tjetër te skuadra e Romës.

“Në këto kushte, unë e di se Totti ka pasur një marrëveshje me klubin se ky do të jetë viti i fundit si lojtar, pas kësaj ai do të fillojë si drejtor”, ka thënë Monchi.

Totti ka bërë 783 paraqitje për Romën që nga debutimi i tij, duke shënuar kështu 307 gola.

Shpërndaje në: