Zyrtare: Toure vazhdon kontratën me Cityn

Zyrtare: Toure vazhdon kontratën me Cityn

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me Manchester City.

Toure nuk figuronte fare në planet e Guardiolës në pjesën e parë të sezonit 16/17, pas problemeve që trajneri spanjoll kishte me agjentin e Toures, Dimitri Seluk.

Por përshkak të lëndimeve dhe mungesave të lojtarëve Guardiola u detyrua që ta rikthente përsëri në ekip, duke u bërë pjesë kyçe në pjesën e dytë të sezonit.

Toure ka qenë me City që nga viti 2010, duke i ndihmuar ata të fitojnë dy tituj të Ligës Premier, Kupë FA dhe dy Kupa të Ligës.

Pas vazhdimit të kontratës, sikurse Toure ashtu edhe drejtuesit e Cityt janë ndarë të kënaqur. /Periskopi/

Shpërndaje në: