Zyrtare: Tri vende që s’kanë lidhje me futboll do të organizojnë Botërorin e 2026-s
Përpjekja e përbashkët e këtyre tre shteteve ka fituar të drejtën për të organizuar turneun, i cili për herë të parë do të mirëpres 48-anëtarë kombëtare.
Maroku duke aplikuar për herë të pestë, kishte mbyllur hendekun e “United 2026” deri në atë pikë sa askush në Moskë nuk donte të bënte një parashikim publik përpara votimit në Kongresin e FIFA-s.
Në Moskë, 210 anëtarë ishin të pranishëm ndërsa vetëm 203 kishin të drejtë vote.
FIFA ofroi një vlerësim të shkëlqyeshëm teknik të ofertës së amerikano-veriorëve, por faktorët subjektivë mund të kenë ndikuar në vota.
Pas polemikave rreth organizimit të Kupës Botërore 2018 në Rusi dhe të vitit 2022 në Katar, kjo ishte hera e parë që përmes votimit të fshehur është zgjedhur organizatori i një botërori.
Megjithatë, oferta e “United 2026” ka parashikuar një fitim prej më shumë se 10 miliardë euro për trupin drejtues të FIFA-s.



