Zyrtare: Kampioni i Botës po pensionohet
Në këto javët e fundit ky lajm kishte qarkulluar por deri më tani asgjë nuk ishte komentuar nga Lahm.

Lahm pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni
33-vjeçari lajmin për tërheqjen nga futbolli aktiv e ka konfirmuar për SportBild, transmeton Periskopi.com.
Lahm është prodhim i akademisë së bavarezëve dhe tërë karreirën e ka zhvilluar në Bavari.

Philip Lahm, Bayern Munchen
Ky është sezoni i 13-të i tij në fanelën e Bayern Munchen dhe si duket do të jetë i fundit.
Ai me Bayernin ka fituar 7 trofe të Bundesligës, 6 Kupa të Gjermanisë ndërsa me kombëtaren e Gjermanisë ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014 në Brazil.

Lahm fitoi Kupën e Botës në vitin 2014
Lahm për Bayern Munchen deri më tani ka 500 paraqitje duke shënuar vetëm 16 gola.



