Zyrtare: UEFA dënon ashpër Lyonin dhe Besiktasin

Zyrtare: UEFA dënon ashpër Lyonin dhe Besiktasin

UEFA ka vendosur të dënojë Lyon dhe Besiktasin pas problemeve në takimin e parë të zhvilluar në kuadër të Europa Ligës.

UEFA ka dënuar të dy klubet me nga 100,000  euro kesh dhe në rast të përsëritjes së problemeve në ndeshjen e kthimit do të dënohen me nga dy vite jashtë garave europiane, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Ndeshja e parë ishte zhvilluar në Parc Olympique Lyonas, të cilen e fitoi Lyon me rezultat 2 me 1 por ndeshja kishte filluar me 45 minuta vonesë.

 

Tifozët e francez dhe atë të Besiktasit ishin futur në fushë pak para fillimit të ndeshjes duke bërë tollovi dhe probleme.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Turqi të ejten mbrëma me fillim nga ora 21:05.

Periskopi do të ju mbajë të informuar… /Periskopi/

Shpërndaje në: