Zyrtare: UEFA vendos përfundimisht për fatin e Prestiannit

Zyrtare: UEFA vendos përfundimisht për fatin e Prestiannit

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka konfirmuar vendimin për të refuzuar apelin e paraqitur nga Benfica në lidhje me pezullimin e lojtarit të ri argjentinas, Gianluca Prestianni.

Sipas konfirmimit zyrtar, pezullimi i përkohshëm mbetet në fuqi, çka do të thotë se Prestianni nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e sontme.

Talenti i ri nuk do të paraqitet në përballjen ndaj Real Madrid në stadiumin “Santiago Bernabéu”.

Vendimi i UEFA-s është përfundimtar për këtë ndeshje, ndërsa mbetet të shihet nëse Benfica do të ndërmarrë hapa të tjerë ligjorë në vijim.

Shpërndaje në: