Zyrtare: UEFA zbulon kompeticionin më të ri në Europë

Zyrtare: UEFA zbulon kompeticionin më të ri në Europë

Një kompeticion i ri europian do nisë nga viti 2021 dhe do quhet ‘Europa League 2’, ka konfirmuar UEFA.

Numri i skuadrave në Europa League do përgjysmohet në 32, ndërsa ndeshjet e kompeticionit më të ri do luhen të enjten, transmeton Periskopi.

Ekipet e tjera nga vendet më të vogla do të shkojnë direkt në kualifikimin e ‘UEL2’ në vend të raundeve paraprake të Europa League.

Image result for Europa League 2

Kompeticioni i ri dhe Europa League do të kenë të njëjtin format – tetë grupe nga katër ekipe me fituesit që shkojnë në raundin e 16 më të mirave.

Do të ketë një play-off para atij raundi për ekipet që përfundojnë të dytët në grup dhe ekipet që përfundojnë në vendin e tretë në Europa League.

Fituesi i turneut do të kualifikohet në Europa League sezonin pasues.

Të paktën 34 shtete do të kenë ekipe në një fazë grupi, krahasuar me 26 në këtë moment./Periskopi

Shpërndaje në: