Zyrtare: UFC dënon McGregor dhe Khabib

Zyrtare: UFC dënon McGregor dhe Khabib

Ndeshja e shumëpritur mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov ishte zhvilluar në tetor në të cilën luftëtari nga Dagestani e kishte mposhtur irlandezin në raundin e katërt.

Gjithsesi, ndeshja më e shikuar e UFC do të mbahet mend për sherrin që ndodhi pas përfundimit të saj, shkruan Periskopi.

Gjithçka eskaloi atë natë, me Khabib që pasi e rrahu rivalin e tij brenda kafazit, sulmoi edhe ekipin e tij – derisa së fundmi ka ardhur vendimi zyrtar nga UFC për dënimin e dyshes.

McGregor është suspenduar për gjashtë muaj dhe u gjobit 38,000 funte nga Komisioni Shtetëror i Atdheut në Nevada të martën, ndërsa Khabib u suspendua për nëntë muaj dhe mori një gjobë prej 380,000 funtesh.

Irlandezi më pas ka reaguar në rrjetet sociale, duke falenderuar Komisionin dhe ka vënë në pah edhe disa fakte që ai është sulmuar nga Khabib.



Ndërkohë, luftëtari rus e ka quajtur këtë vendim totalisht politik. /Periskopi

Khabib dominated his Irishman McGregor to retain the UFC lightweight title last October

Shpërndaje në: