Zyrtare: Ukrainë-Kosovë nuk luhet në Poloni, ja çka mund të ndodhë me këtë ndeshje
Është Ministria e Mbrojtjes së Polonisë, ajo e cila ka refuzuar një gjë të tillë, vendim të cilin thonë ta kenë marrë për shkaqe sigurie.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
“Po, edhe zyrtarisht jemi njoftuar sot që ndeshja nuk do të luhet në Poloni”, deklaroi Vokrri.
Ai thotë se ndeshja ka gjasë të mos zhvillohet fare më datën e paraparë, më 9 tetor.
“Nuk dihet ende se çka do të bëhet, ose ku do të luhet, por ka gjasa të shtyhet ose të luhet në Turqi”, shtoi ai. /Periskopi.com



