ZYRTARE: Vendoset fati i Neymar për “El Clasicon” e sotme

ZYRTARE: Vendoset fati i Neymar për “El Clasicon” e sotme

Pas dy ditësh shumë zërash, tashmë është vendosur përfundimisht për fatin e Neymar nëse do të luajë sonte në “Santiago Bernabeu”.

Barça kishte apeluar kundër pezullimit me 3 ndeshje të brazilianit Neymar në Gjykatën spanjolle të Arbitrazhit Sportiv (TAD) që prej së premtes, duke besuar se derisa të jepej vendimi, pezullimi do të ishte pezulluar.

“TAD” duhej të kishte zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për këtë rast ditën e shtunë, por pa mundur ta bënte diçka të tillë. Gjithsesi, gjykata lëshoi një deklaratë, ku thotë se pezullimi i yllit brazilian të katalanasve është në fuqi dhe sugjeron se Barça do të dënohet nëse hedh në fushë një lojtar të padisponueshëm për takimin e sotëm.

Shpërndaje në: