ZYRTARE: Vidal lojtari më i ri i Barcelonës (Foto)
Është arritur marrëveshja ndërmjet Barcelonës dhe Bayern Munichut për Arturo Vidal
Mesfushori kilian do t’i bashkohet Barcelonë në një kontratë tri-vjeçare, e cila do të nënshkruhet në ditët në vijim, transmeton Periskopi.
“FC Barcelona dhe FC Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Arturo Vidal,” thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
Për 31-vjeçarin ishte i interesuar edhe klubi italian, Inter, por Barcelona në fund përfitoi shërbimet e Vidal.
Ky transferim Barçës do t’i kushtojë 20 milionë euro./Periskopi/
❗ [ÚLTIMA HORA] Acord amb el Bayern de Munic pel traspàs de @kingarturo23https://t.co/lTzEVJZSvt
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) August 3, 2018



