Zyrtare: Wenger qëndron, konfirmon pronari Stan Kroenke
Arsenali ka konfirmuar se menaxheri Arsene Wenger ka vazhduar kontratën edhe për dy vite me klubin.
Marrëveshja e re për njeriun që ka kaluar 20 vite tek ky klub u aprovua pas një takimi sekret mes Wengerit dhe aksionarit kryesor, Stan Kroenke ditën e hënë.
790 – Arsene Wenger has taken charge of 790 Premier League games as a manager; only Sir Alex Ferguson has managed more (810). Longevity. pic.twitter.com/Q5Had8l2Wc
— OptaJoe (@OptaJoe) May 31, 2017
E ardhmja e Wengerit ishte nën spekulime të shumta gjatë gjithë sezonit 2016-17, sidomos kur Arsenali përfundoi jashtë top katërshes, transmeton Periskopi.
Por tani gjithçka është vendosur dhe Wenger do të jetë menaxher i Arsenalit deri në verën e vitit 2019. /Periskopi/



