Zyrtare: Yaya Sanogo largohet nga Arsenali
Sulmuesi francez Yaya Sanogo është larguar nga Arsenali pasi i ka skaduar kontrata.
Ky është largimi i parë nga skuadra londineze në këtë afat kalimtar.

“Aventura përfundon këtu. Ndoshta nuk kam bërë çfarë duhet të bëja. Gjithsesi, Wenger është një trajner i madh”, deklaroi Sanogo.
Sanogo nuk e arriti potencialin që e kishin parë drejtuesit e Arsenalit dhe kështu kanë vendosur që mos t’ia vazhdojnë kontrantën. /Periskopi/



