Zyrtare: Ylli i Atletico Madridit konfirmon largimin në fund të sezonit (Video)
Fernando Torres do të largohet në fund të këtij edicioni nga Atletico Madrid
Fernando Torres iu bashkua Atleticos në moshën 10 vjeçare, derisa është idhulli i tifozëve të skuadrës spanjolle, shkruan Periskopi.
“Kur iu bashkova Atleticos unë isha 10 vjeç dhe kjo është shtëpia ime. Isha me fat që debutova, luajta, shënova gola… gjithmonë ka qenë shtëpia ime,” ka thënë ‘El Ninho’.
“Ky është sezoni im i fundit në klub, nuk ishte një vendim i lehtë. Unë dua që të lua akoma diku tjetër. Ndjehem mirë,”. /Periskopi/



