Zyrtare: Ylli i Juventusit transferohet në Kinë
Ish mesfushori i Lazios, Inter dhe Juventus ka përfunduar negociatat me klubin kinez, ku edhe ka arritur marrëveshje për të kaluar në futbollin kinez.
Klubi kinez për shërbimet e Hernanes ka paguar 8 milionë euro në drejtim të Juventusit, me mundësi të rritjes së kësaj shume në 10 milionë euro në bazë të paraqitjeve të brazilianit, transmeton Periskopi.com.

Anderson Hernanes ka kompletuar transferin e tij tek klubi kinez, Hebei China Fortune
Hernanes ishte transferuar nga Inter në Juventus në verën e vitit 2015 për 11 milionë euro.
31-vjeçari gjatë këtyre dy sezonave është paraqitur në 32 ndeshje për ‘zonjën e vjetër’ duke shënuar vetëm dy gola. /Periskopi/



