Zyrtare: Ylli kroat nënshkruan me Milanin (Foto)

Zyrtare: Ylli kroat nënshkruan me Milanin (Foto)

Pas zyrtarizimit në ditët e kaluara, Alen Halilovic ka nisur të ndjejë atmosferën e Milan dhe të qytetit të Milanos, ose më saktë që pikës stërvitore në Milanello.

Nëpërmjet faqes së tij në “Instagram”, kroati ka postuar një fotografi “selfie” brenda dhomave të zhveshjes në ambientin ku stërvitet skuadra kuqezi.

“I lumtur që jam këtu”, shkruan Halilovic.

Duke nisur nga dita e hënë, ish-futbollisti i Hamburgut dhe Las Palmas do të vihet në urdhrat e Gennaro Gattuso, në stërvitjen e parë sezonale.

Shpërndaje në: