Zyrtarët e administratës Trump do të takohen me drejtuesit kombëtarë të gazit dhe naftës
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, Sekretari i Energjisë Chris Wright dhe Sekretari i Brendshëm Doug Burgum do të mblidhen në takimin e Institutit Amerikan të Naftës këtë javë. Në këtë takim mësohet se do të diskutohet lidhur me naftën dhe gazit natyror amerikan me drejtuesit kombëtarë.
“Ne mezi presim të mbledhim zyrtarët kryesorë – përfshirë Zëvendëspresidentin Vance, Sekretarin e Brendshëm Burgum, Sekretarin e Energjisë Wright, udhëheqësit dypartiakë në Kongres dhe guvernatorët – për të diskutuar rolin e naftës dhe gazit natyror amerikan në mbështetjen e furnizimit të besueshëm me energji në mes të paqëndrueshmërisë globale”, tha zëdhënësja, Andrea Woods.
Takimi vjen gjithashtu në një kohë kur çmimet e gazit kanë vazhduar të rriten për shkak të luftës me Iranin dhe ndërsa administrata Trump është përpjekur të bindë vendet e tjera të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Presidenti Donald Trump mbrëmë kërcënoi se do të hedhë në erë masivisht fushën më të madhe të gazit të Iranit, pas sulmeve izraelite në këtë fushë dhe sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj Katarit.
Vance tha se administrata e di që çmimet më të larta të benzinës janë një problem, por e quajti atë një pengesë e përkohshme, që do të zgjidhet brenda disa javëve të ardhshme.
Vance sinjalizoi gjithashtu se do të miratoheshin ndryshime të tjera në politika për të ulur çmimet. Gjatë javës së kaluar, çmimet e benzinës janë rritur nga mesatarja kombëtare prej 3.59 dollarësh në 3.88 dollarë.



