Zyrtarët e Barcelonës arrijnë në Londër për të kompletuar transferimin 89 milionësh (Foto)
Zyrtarët e Barcelonës kanë mbërrtiur në Londër për të negociuar me Liverpool për mesfushorin brazilian, Philipe Coutinho, sipas disa raportimeve në Spanjë.
Gjigantit spanjoll oferta e parë iu është refuzuar nga Liverpool, që besohej se ishte 75 milionë funte.

Barcelona e dëshiron me çdo kusht ylli brazilian në Nou Camp për sezonin e ri.
Raportohet se Barcelona e sheh si zëvendësues të Neymar, i cili është afër kalimit në Paris Saint-Germain.
Sport – “Attack for Coutinho”. Sport claim that Barcelona are in England to negotiate a €100M deal for Coutinho.
Pic credit: @SPORT pic.twitter.com/jqWzFgWTr2
— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) July 24, 2017
Sipas gazetës spanjolle “Sport” përfaqësuesit e Barcelonës kanë mbërritur në Londër në mëngjesin e së martës, për të biseduar rreth transferimit të Coutinho-s, transmeton Periskopi.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është deklaruar disa herë se Coutinho nuk është në shitje për asnjë çmim.
Barcelona deri më tani ka kompletuar dy transferime atë të Nelson Semedo nga Benfica për 40 milionë euro dhe ka kthyer Gerard Deulofeu. /Periskopi/



