Zyrtari i FFK-së jep dorëheqje
Dhe pikërisht kjo dhunë ka shtyre edhe punëtorin shume vjeçar ne futbollin kosovar, Hamdi Elshani të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet që kishte në Federatën e futbollit të Kosovës.
Elshani ka dërguar një komunikatë për therandapost, ku i bënë te ditur arsyet që shtynë deri tek dorëheqja.
Letra e Hamdi Elshanit:
Të nderuar,
Me keqardhje ,por me bindje se është veprim i qëlluar ,ju ofroj dorëheqjen time nga të gjitha organet e FFK.
Nuk më lejon ndërgjegja dhe dinjiteti të jem bashkëpuntor me disa persona që për interesa shumë të ngushta veprojnë kunder FFK.
Në këtë veprim më shtynë ngjarjet gjatë ndeshjes KF”Ballkani”- KF” Flamurtari” zhvilluar më 13.11.2016 në Prizren.
Ndjehem i lumtur që gjatë periudhës së vështirë të futbollit të Kosovës 91-98 kam ndihmuar sadopak për mbijetesën e FFK. Gjithashtu edhe pas luftës punova për këndelljen dhe zhvillimin e FFK deri në arritjen e qëllimit madhor- pranimin në UEFA dhe FIFA.
Me respekt për FFK (pa personat e cekur).
Përshëndetje sportive!



