Zyrtari i VV-së krahason numrin e partisë së tij me Fiat 127-shin
Përpjekja për t’i kuptimësuar numrat e rënë në shortin e KQZ-së për partitë politike ka arritur në një tjetër nivel.
Getoar Mjeku nga Vetëvendosje, që ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 nëntorit 2019, ka bërë një status ku në një formë krahason numrin zgjedhor e partinë e tij me Fiat 127-shin.
Ky tip i veturës është shumë shumë e vogël dhe është prodhuar nga fabrika e mirënjohur italiane e veturave, FIAT nga viti 1971 e deri më 1983, përcjell Periskopi.
Ai u paraqit para publikut më 1971, si zëvendësim për Fiat 850shin.




