Zyrtari i lartë i Federatës Gjermane shokohet me mospunën në Stadiumin e Prishtinës (Video)

Zyrtari i lartë i Federatës Gjermane shokohet me mospunën në Stadiumin e Prishtinës (Video)

Kjo pasi punimet në stadium po ecin me “hapa të breshkës”, ndërsa Hack ka thënë se nuk ka pritur këso zvarritje nga Kosova karshi infrastrukturës së mjerueshme, kur dihet se entuziazmi i saj për anëtarësim në UEFA dhe FIFA ishte shumë i madh.

 

“Posa erdha nga Gjermania direkt erdh në stadium për t’i parë punimet. Kam ardhur disa herë në Kosovë dhe kam krijuar miqësi me futbollin tuaj. Jam këtu për të parë se si po shkojnë punimet dhe për të ndihmuar aty ku kërkohet ndihma ime nga ju”, ka deklaruar Hack.

“Pas pranimit të Kosovës në UEFA, aspak nuk jam i kënaqur me atë që e ofron infrastruktura e Kosovës. Kemi pritur që ky stadium të bëhet sa më shpejt, t’i plotësojë kushtet për lojë ndërkombëtare, por jam i befasuar dhe fustruar sepse kam menduar se kanë ecur punimet më shumë”, tha Hack për “Zërin”.

 

“Duhet ta kuptojnë edhe institucionet se me një burokraci që kanë të jenë të vetëdijshme që në verën e ardhshme ndeshjet ndërkombëtare duhet të zhvillohen këtu. Prandaj, nesër do të jem edhe në Komunë dhe Ministri dhe do t’u tregoj se nëse vonohemi kjo do ta kthejë Kosovën prapa. Stadiumi duhet të jetë i gatshëm në korrik”, shtoi ai.

Njeriu me ndikim në futbollin gjerman paralajmëroi Kosovën se mund të pësoj shumë në rast se vazhdon ta neglizhojë përmirësimin e infrastrukturës, e cila tash për tash është në gjendje tepër të keqe.

“Duhet të jemi shumë më të shpejtë dhe më reagues. E di sa e duan kosovarët futbollin dhe sa kanë sakrifikuar dhe sa vite e kanë pritur daljen në Evropë. Dhe, tash nuk duhet humbur shansi. Krejt njerëzit përgjegjës duhet ta marrin seriozisht këtë punë. Do të jetë dëm i madh nëse humbni përsëri shansin”, përfundoi ai. /ZËRI/

https://youtu.be/h3coZcEvegQ

Shpërndaje në: