Zyrtari ukrainas: Kosova është një skuadër e fortë
Të dyja Përfaqësueset përballen më 9 tetor në Krakoë të Polonisë, në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.
Ai thotë se Kosova e meritoi fitoren përballë Finlandës, në ndeshjen e zhvilluar në shtator, e cila përfundoi 1:1.
“Kosovën nuk duhet ta harrojmë, janë ekip i fortë. I pashë në ndeshjen kundër Finlandës, dhe ata ishin në epërsi, ata duhej të fitonin. Pra, janë dy ndeshje të vështira, ne duhet të kërkojmë 100 për qind rezultatin”, deklaroi Markevich. /Periskopi.com



